Mirel Josa kërkon Vllazni agresive dhe të uritur përballë Erzenit (VIDEO)

Në Shkodër nuk ka skuadër favorite, të dyja ekipet do të zbresin në fushën e lojës për pikë, pavarësisht emrave që kanë në grupin e tyre. I këtij mendimi është trajneri Mirel Josa, i cili paralajmëron skuadrën e tij për forcën e Erzenit.

“E kam ndjekur ecurinë e kësaj skuadrë dhe nuk mund të themi që është surprizë. Në futboll nuk ka skuadra të vogla dhe të mëdha por duhet të jesh i përgatitur për të luajtur me të njëjtin ritëm ndaj çdo skuadre".

Për teknikun kryeqytetas një pjesë e skuadrës nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme pas rikthimit të tre titullarëve nga Lindja e Mesme ku vetëm pak orë më parë luajtën me kombëtaren. Ai sqaron se nuk ka marrë ende një vendim nëse ata do të zbresin në fushën e lojës.

"Jemi munduar që gradualisht t’i fusim në skuadër të gjithë lojtarët të ingranazhe, duke marrë parasysh edhe faktin se tre lojtarë u aktivizuan me ekipin kombëtar".