Cristiano Ronaldo blen vilën më të shtrenjtë të të gjithë Portugalisë
Vilë 22 milionëshe në Portugali që rikthen zërat për një rikthim të mundshëm te Sportingu në muajin janar. Cristiano Ronaldo dhe Georgina hodhën firmën për një vilë superluksoze në Lisbonë.
Edhe pse luajti titullar kundër Sheriff Tiraspol në mesjavë, CR7 do të rikthehet në pankinë për ndeshjen me West Ham pasi Ten Haag nuk e konsideron pjesë e formacionit të parë dhe në merkaton e dimrit Manchester United mund ta lejë të lirë të largohet me parametra zero.
Në këtë mënyrë, Sportingu mund të jetë një alternativë, pasi klubi ku është rritur profesionalisht ka qenë përherë objektiv i Ronaldos. Vila, që konsiderohet më e shtrenjta në të gjithë vendin luzitan, është rreth 40 minuta me makinë nga kryeqyteti dhe është rikonstruktuar e gjitha gjatë kësaj vere. Në total janë 2720 metra katrorë në tre kate dhe një hapësirë 544 metra katrorë në kopësht me një pishinë gjigande.




