Mbrojtësi i plagosur, Monza kërkon shtyrjen e ndeshjes, lojtari qetësin tifozët pas operacionit
Bota e futbollit në Itali duke e tronditur pas ngjarjes së rëndë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi. Mbrojtësi spanjoll i Monzas, Pablo Mari, i cili u godit me thikë në supermarket teksa kishte në kosh edhe djalin e tij të vogël, kaloi me sukses një operacion në shpinë për rikuperimin e muskulit.
Mjekët janë optimistë për rikuperimin e plotë që do të kërkojë rreth 3 muaj ndërsa administratori i deleguar i Monzas, Adriano Galliani kërkoi shtyrjen e ndeshjes me Bolognan këtë fundjave me motivacionin se lojtarët e skuadrës janë të shokuar nga ngjarja. Në një reagim publik në Twitter, vetë 29-vjeçari spanjoll shkruan:
“Pas asaj eksperience të keqe dje, familja ime dhe unë duam t’ju komunikojmë se fatmirësisht jemi të gjithë mirë pavarësisht çfarë ndodhi dhe duam t’ju falënderojmë për të gjitha mesazhet mbështetëse që po marrim”.
Después del duro momento que vivimos ayer, tanto mi familia como yo queremos comunicar que afortunadamente estamos todos bien a pesar de las circunstancias, y agradecer todos los mensajes de apoyo y cariño que estamos recibiendo. pic.twitter.com/8NywRczNS8
— Pablo Mari Villar (@PabloMV5) October 28, 2022
