Fushat spektakolare të qëndrës stërvitore në Lancashire
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2022, 20:12
Accrington Stanley, klub i League One që në vitin 2020 ndërtoi një kompleks modern stërvitor, përfitoi 250 mijë £ nga Premier League për përmirësimin e strukturës së fushave. Nëse bëjmë një krahasim, është e njëjta gjë sikur Kategoria Superiore në Shqipëri të ndihmonte financiarisht Kategorinë e Dytë.
Qëndra përdoret 360 gradë nga komuniteti lokal për takimet, kurset, aktivitetet dhe shumë organizime të qytetit. Në kalendar janë gjithashtu stërvitjet e nxënësve të shkollave të të gjithë zonës dhe stërvitjet e ekipeve zinxhir të Accrington.
Kjo është magjia e fushave të komunitetit të Lancashire.
