“Rasti i humbur në Barcelonë më ka lënë pa gjumë por skuadra më qëndroi pranë”
Kualifikimi i Interit në fazën tjetër të Champions League ka lehtësuar Kristjan Asllanin që në ndeshjen e Barcelonës mund të kishte bërë më mirë në fundin e takimit. Ai rast i humbur përballë Ter Stegen, aq më tepër kur në të majtë kishte një alternativë ideale për t’ia pasuar topin shokut të skuadrës, i trazoi jo pak emocionet e mesfushorit 19-vjeçar të skuadrës së Simone Inzaghit. Në një intervistë për “Infinity” ai tha:
“Kualifikimi në fazën tjetër të Champions League është një emocion i madh, veçanërisht për mua që jam tifoz i Interit. Ishte një grup shumë i vështirë dhe ne mund ta mbyllnim kualifikimin në stadiumin “Camp Nou” . Nuk më zinte gjumi për gabimin në sekondat e fundit ndaj Barcelonës por shokët e skuadrës u treguan të aftë të më ngrinin moralin. Më vjen keq, shpresoj ta shlyej sa më shpejt. Të shohim kur rindodhë, nëse do e pasoj apo gjuaj”.
Lojtari kuqezi u aktivizua në 20 minutat e fundit të ndeshjes kundër Viktoria Plzen të fituar 4-0 nga skuadra zikaltër.
