Icardi e pushoi, Wanda Nara gjen një “punë” të re në Argjentinë
E pushuar nga puna si agjente e ish-bashkëshortit Mauro Icardi, Wanda Nara është detyruar të gjejë një punë të re dhe ajo ka zgjedhur Argjentinën për të vazhduar jetën e saj normale, bashkë me 5 fëmijët, 3 prej të cilëve nga martesa e parë me Maxi Lopez.
Pas zërave për një tradhëti të mundshme dhe fundi i martesës 8-vjeçare me Icardin, show girl argjentinase ka kaluar disa kohë në shoqërinë e reperit L-Gante. Gjithsesi, ajo do të jetë shumë aktive në media dhe rrjetet sociale pasi ka vendosur të hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP” të Argjentinës.
Një zgjedhje e zgjuar për të qëndruar përherë në qendër të vëmendjes ndërkohë që gjatë vitit të fundit skandalet në shtëpinë Icardi e kanë rritur shumë interesin e ndjekësve ndaj biondes së momentit.
