Rama në Peshkopi: ERE cakton çmimin e energjisë, qeveria merr vendimin të vendoset fasha apo jo

Për të disatën here, kryeminsitri Edi Rama ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike duke sjellë një paqartësi mes deklaratave të ERE dhe ato të qeverisë.

Rama sqaroi se është qeveria ajo që vendos nëse do të ketë apo jo rritje çmimi, ndërsa ERE përcakton vetëm çmimin e tregut. 

"ERE nuk vendos të rrisë apo të uli çmimin e energjisë. ERE vendos çmimin. Ky është çmimi i tregut, pastaj a vendos fasha a nuk vendoset fasha, a vendoset çmimi kaq apo aq kjo është politikë që e bëjmë ne. Nuk e bën ERE," tha ai.

E sa i takon akzave të kreut të PD Berisha mbi shpenzimet e fluturimeve të tij ai nuk e la pa përmendur edhe njëherë se ka shpenzuar më pak se gjysma kur Berisha ishte kryeministër.

"Le të hidhen përpjetë e të thonë, jo 22 milion euro, po 222 milion euro i kushtoi kryeministri i këtij populli me avion, ndërkohë që e vërteta është që falë atij avioni promocional dhe falë një marrëveshje të bërë, udhëtimet e mija kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të kryeministrisë krahasur as me gjysmën e atij që as emrin s'ja përmend dot se më vjen për të vjellë dhe s'dua t'ju përziej zorrët që me mëngjes.

Sepse është një pjesë e njerëzve që janë gati të përdoren dhe ta hanë rrenën me qejfin më të madh," tha ai.

Duke akuzuar opozitën se po gënjen për interesa personale, thotë se përball tyre e ka të sigurt fitoren në zgjedhjet e radhës.

Ne Diber Kryeministri Rama ishte me ministren e Kulturës dhe atë të Infrastrukturës, për të diskutuar mbi zhvillimin e mëtejshëm të zonës.