E RËNDË/ Plagoset me thikë qëndërmbrojtësi i Monzas, shtrohet në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano ndaj një ish-lojtari të njohur të Arsenalit, sot pjesë e Monzas. Bëhet fjalë për qëndërmbrojtësin e Monzas, Pablo Marí Villa, i cili është sulmuar me mjete të ftohta nga një njeri me probleme mendore në afërsi të një qëndre tregtare në Milano.

Bashkë me lojtarin 31-vjeçar, janë plagosur edhe 4 persona të tjerë. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, momentalisht lojtari spanjoll ndodhet is htruar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Agjencia e lajmeve AGI sjell informacione më të detajuara duke theksuar se Mari është sulmuar në një suoermarket në zonën Assagio rreth orës 17.30. Tre nga 5 të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore por mes tyre nuk është mbrojtësi.

Në spital bashkë me lojtarin ndodhet drejtuesi i Monzas, Adriano Galliani dhe trajneri Raffaele Palladino. Agresori është arrestuar nga Policia e Milanos që bën me dije se 46-vjeçari e mori thikën nga një raft në supermarket duke sulmuar në mënyrë të papritur njerëzit.

Spanjolli e mbylli sezonin e kaluar me fanellën e Arsenalit ndërsa këtë sezon është një nga titullarët e skuadrës së Monzas.