Studio prestigjoze parashikon finalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Portugali ku fiton…

Pak ditë nga fillimi i Kupës së Botës, agjenci të ndryshme kanë nisur të analizojnë kuotat e skuadrave pretendente për finalen dhe fituesen e turneut që kulmon në stadiumin e Lusail në 18 dhjetor. Gjermania, Anglia, Argjentina, Brazili, Portugalia, Spanja dhe Franca janë skuadrat më të kuotuara por studioja “BCA Research” del në një përfundim të papritur.

Sipas kësaj studioje, finalja do të jetë mes Portugalisë dhe Argjentinës, Ronaldo kundër Messit. Në këtë mënyrë, studimi këmbëngul për një ndeshje ku do të përplasen yjet e dy dekadave të fundit për finalen më epike të këtij sporti. Studimi shkon edhe më tej duke theksuar se në finale do të triumfojë ylli i PSG përballë portugezit të Manchester United që nuk po kalon një moment të mirë në aspektin personal.

Hipoteza më e mundshme sipas këtij studimi është që finalja të përfundojë me 11-metërsha. Studimi është bazuar në videolojën FIFA, në jetën reale të dy lojtarëve dhe në të dhënat e të gjithë kupave të botës që kanë luajtur dy lojtarët.