Atletico Madrid në telashe, eleminimi nga Champions krijon një “gropë” financiare

Eleminimi i Atletico Madrid nga grupet e Champions League i jep fund periudhës më të ndritur të Atletico Madrid në 119 vite histori. Epoka Simeone mund të ketë marrë fund me dështimin e 11-metërshit të Carrasco në fundin e kohës shtesë që i shkaktoi ekipit madrilen rrëzimin final në vendin e tretë të grupit por edhe një dëm të madh ekonomik për arkën e klubit.

Merkatoja e menduar mirë e klubit në verë ku nuk shpenzoi më shumë se 40 milionë euro, e ka ruajtur disi bilancin ekonomik por nevoja për para është urgjente pasi mungesa e kualifikimit në fazën tjetër heq 20 milionë nga llogaritë paraprake.

Në këtë mënyrë, Atletico shpreson të nxjerrë në shitje disa nga lojtarët më zhgënjyes të këtij sezoni me Carrasco dhe De Paul në radhë të parë. Klubi beson se botërori mund ta rrisë vlerën e kartonit të tyre. Pikëpyetja më e madhe është investimi rekord i Atleticos, Joao Felix. Portugezi mund të largohet për një shumë jo më të vogël se 100 milionë euro.

Lajmi më i keq në këtë situatë për tifozët e Atletico Madrid mund të jetë largimi i Cholo Simeones por për momentin argjentinasi ka bërë me dije se nuk ka ndërmend t’i japë fund aventurës 9-vjeçare.