Tentojnë ta grabisin në transmetim live, gazetarja reagon ndaj keqbërësve (VIDEO)

Gjatë raportimit të drejtëpërdrejtë, gazetarja ekuadoriane Vanesa Robles rrezikoi te thyente një rekord të veçantë për t'u bërë e para në këtë profesion që vidhet gjatë raportimit live.

Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Ekuadorit, Guayaqil,  në prag të finales së Kupës Libertadores. Gazetarja e Teleamasonas deklaroi në polici se grabitësin i shënjestruan celularin por ata u tërhoqën nga qëlllimi i tyre pasi mësuan se po dilnin në televizor.

Në video mund të shihet kur gazetarja u tha atyre: “Mik, jemi direkt. Do të më grabitësh ndërsa jemi live?”. Vanesa Robles pa menjëherë një polic që po vinte me motor dhe e paralajmëroi që t’i ndiqte pas tentativës për grabitje.

Shikoni momentin deri diku edhe komik;