Bayern Munchen, një mesfushor i Kombëtares Gjermane në shënjestër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2022, 08:39
Merkatoja me parametra zero i shijon edhe Bayern Munchen. Klubi bavarez kërkon të forcojë mesfushën pa bërë ndonjë sforcim të madh ekonomik pasi ka futur në listën e objektivave 32-vjeçarin e Manchester City, Ilkay Gundogan.
Sipas portalit “90min”, Hasan Salihamidzic beson se mund ta bindë lojtarin e Kombëtares të Gjermanisë që në fund të kontratës me “Citizens” në muajin qershor, të pranojë ofertën e kampionëve të Bundesligës.
Vetë lojtari me origjinë turke nuk ka dhënë asnjë pikë referimi për preferencat që ka, ndoshta gjatë muajve deri në fund të sezonit, klubi gjerman do të ketë arritur ta bindë liderin e mesfushës së Pep Guardiolës.
