Qytetarët të varfër! Rritet dhe energjia, Gjokutaj: Tirana, Durrësi dhe Vlora preken më shumë

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth vendimit të ERE për aplikimin e çmimit me 44 lekë për kilovat për të gjithë konsumatorët që tejkalojnë fashën mbi 800 kWh.

Sipas Gjokutajt me futjen e kësaj fashe duhet të ketë një ritëm më të shpejtë sa iu përket reformave për borxhet që ka dhe nga ana tjetër dhe ato çfarë lidhen me investimet.

Eduard Gjokutaj: Vendimi u mor në kushtet e një emergjence. Nëse do të kishim një menaxhim më të mirë nuk do të ishte e nevojshme se problemi i menaxhimit të sektorit energjetik në Shqipëri kryesisht i dominuar nga sektori publik është i një natyre tjetër nga situata e Europës. Me futjen e kësaj fashe duhet të ketë një ritëm më të shpejtë sa iu përket reformave për borxhet që ka dhe nga ana tjetër dhe ato çfarë lidhen me investimet.

Sa i përket fashave që preken nga rritja e çmmit të energjisë ai thotë se ndryshon në vende të ndryshme.

Eduard Gjokutaj: Fashat që preken nga rritja e çmmit të energjisë ndryshojnë sepse rritet ndjeshëm mënyra sesi shpërndahen pajisjet, konsumi i energjisë. Nuk duhet të qëndrojmë strikt. Nga statistikat zyrtare Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë numrin më të lartë sesa gjysma që konsumojnë energji elektrike, ndërsa rrethet kanë përgjithësisht konsum të biomasës, pra të druve të zjarrit dhe të elementëve të tjerë rrethanor, kjo masë do ta frenojë konsumin.

Po buxheti i vitit 2023 a është një buxhet real që shkon posaqërisht për situatën ekonomike apo është një buxhet që vjen me parshikime sikur ekonomia Shqiptare të mos jetë e prekur nga kriza ekonomike?

Eduard Gjokutaj: Krahasueshmëria me vendet e tjera të ballkanit që janë përreth nesh vlen për të reguar se sa social është buxheti. Ndërsa në vendet e tjerat të Ballkanit si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja edhe Kosova kanë një nivel të buxhetit nga 15 deri në 18% të PPB për pjesën sociale Shqipëria këtë e ka 10.8% pra dukshëm nga 5 dri 8% më poshtë se vendet e tjera. Pjesa tjetër ka shkuar për pagimin e borxhit dhe investimet që lidhen me politikat elektorale të qeverisë e vazhdojnë kështu.