"Situata ekonomike", guvernatori Sejko: Rritja me progres pozitiv, stabiliteti financiar i konsoliduar
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë deklaroi sot në një konferencë për mediat se rritja ekonomike pritet të ketë një progres pozitiv në vend, ndërsa stabiliteti financiar është i konsoliduar.
"Rritja ekonomike pritet të ketë progres pozitiv, ndërsa recencioni shfaqet si rrezik material vetëm në skenarë ekstremë të zhvillimit në ambjentit të huaj.
Së dyti, në ndryshim nga eksperiencat e mëparshme të përballjes me goditje, stabilitetit financiar i vendit paraqitet i konsoliduar. Tregjet financiare janë relativisht të qeta, pavarësisht luhatjeve të moderuara në segmente të caktuara të tyre.
Sektori bankar është likuid dhe i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës, ndërkohë që besimi i publikut në monedhën kombëtare mbetet në nivele të larta.
Së fundi, borxhi publik mbetet në kontroll dhe hapat konkretë të qeverisë për konsolidim fiskal ofroi një mbështetje më shumë për qëndrueshmërinë e këtij borxhi publik," tha Sejko.
Ndërkohë guvernatori kërkon të bëhet kujdes me inflacionin, i cili në 2022 pësoi një rritje të shpejtë duke arritur në 8%.
Sipas tij, kjo është shifra më e lartë e inflacionit që nga 1998.
