Buxheti faktik 2021, KLSH: Dëme të pallogaritshme
Në Komisionin e Ekonomisë u shqyrtua buxheti faktik i vitit 2021, nga ku KLSH ka konstatuar dëme në buxhetin e shtetit. Referuar raporti të KLSH u vu re dëmet ekonomike të pushtetit vendor, por jo vetëm. Sipas KLSH, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mungesë të theksuar të menaxhimit të financave publike.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i konstaton shqetësuese ndërhyrjet e shpeshta në buxhetin e shtetit.
Në konstatimet e raportuara në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin faktik, kreu i KLSH Arben Shehu shprehet se edhe në qeverisjet vendore janë shkaktuar shkelje.
“Në 51 njësi të qeverisjes vendore janë shkaktuar shkelje negative për të ardhurat e buxhetit të bashkive në vlerën prej 771 mln lekë, nga të cilat 184 mln lekë për moszbatim të ligjit për taksa dhe tarifat vendore, 37 mln lekë keqadministrim i pronës publike, 260 mln nga mosarkëtimi i gjobave dhe 290 mln nga shkeljet e legjislacionit tatimor”.
Ndërkaq, nga 121 auditimet e KLSH janë konstatuar se dëmi ekonomik gjithsej ka arritur në 46,327 milion leke, ndërsa nga dëmi i shpenzimeve konstatohen rreth 277 mln lekë në fushën e investimeve.
Kreu i KLSH gjithashtu raportoi se stogu i detyrimeve tatimore është në rritje.
“Stoku i i borxhit tatimor për 36 bashki për 2021 është 10 mijë e 479 milion lekë. Mungesë e sistemit tatimor në bashki”.
Në Komisionin e Ekonomisë për miratimin e Buxhetit Faktit të vitit 2021, Shehu raportoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë nga plani i buxhetit të miratuar me atë të publikuar në sistem ka diferenca të mëdha.
Gjithashtu ajo që vihet re është një mungesë e theksuar në menaxhimin e investimeve publike.
