Papunësia te të rinjtë, Ibrahimaj: Institucionet të afishojnë vendet e lira të punës
Këshilli i Investimeve diskutoi për politikat e punësimit me përfaqësues nga shkollat profesionale, aktorë të biznesit por edhe të universiteteve.
Kryetarja e këtij Këshilli, ministrja Delina Ibrahimaj foli për strategjinë kombëtare për menaxhimin e tregut.
"Kemi punuar për strategjinë e nxitjes së investimeve dhe biznesit ku një pjesë të rëndësishme e zë punësimi dhe strategjia për rritjen e punësimit".
Ibrahimaj tha se nga të dhënat nga anketa e kësaj strategjie ka dalë në pah shifra e lartë e papunësisë për grupmoshat 15-29 vjeç.
"Ka mungesë komunikimi përsa i përket vendeve të lira të punës, popullata nuk ka informacion të mjaftueshëm. Të përdorim më shumë AKPA, zyrat e punës. Çdo i ri nga 15-29 vjeç të ketë një aletrnativë punësimi, formimi profesional apo aftësimi profesional."
Sipas Ministres së Financave vendet e punës duhet të afishohen në vendin përkatës dhe të jepen garanci për të rinjtë.

