Rritet buxheti për ushtrinë për 2023, 68% më shumë fonde

Rritja e shpenzimeve për forcat e luftës është në fokusin edhe të qeverisë shqiptare për vitin e ardhshëm.

Si vend anëtar i NATO-s, parashikimet buxhetore duket se vijnë edhe nga situata e re që ka krijuar Lufta në Ukrainë.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe si rrjedhojë ka angazhime për të rritur buxhetin për mbrojtjen dhe ushtrinë.

Ky angazhim vjen si domosdoshmëri tani kur tensionet ndërmjet vendeve të NATO-s dhe Rusisë janë rritur dhe në këtë kontekst Programi buxhetor me rritjen më të madhe të financimeve për vitin 2023 është “Forcat e Luftimit”, të cilat vitin që vjen do të marrin rreth 68% më shumë financime se në buxhetin e aktual.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Duke iu referuar shifrave të qeverisë në projektbuxhetin e saj për vitin 2023, fondet totale për Ministrinë e Mbrojtjes janë rritur me rreth 10 miliardë lekë, ose 87 milionë euro, ose me rreth 35% më shumë se në këtë vit.

Rritjen më të madhe e ka programi “Forcat e Luftës”, të cilat marrin 62 milionë euro financime shtesë këtë vit.

Ndërkohë, buxheti total i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2023 është planifikuar në 40 miliardë lekë, ose gati 350 milionë euro.

Shpenzimet për mjete luftë janë rritur në unison në të gjitha vendet e Europës dhe Rajonit. Rritja ka ndodhur qysh këtë vit, ndërkohë që ka një garë për të përparuar drejt teknologjisë moderne të mjeteve të luftës.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, që i takojnë vitit 2020, shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen ishin sa 1.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, në një kohë që mesatarja botërore në të njëjtin vitit ishte 2.4%.

Pra edhe pse minimalisht detyrimet e përfaqësimit si pjesë e vendeve anëtare të NATO-s parashikojnë një buxhet rreth 2 për qind të PPB-së, Shqipëria përmbush vetëm afro gjysmën e këtij parashikimi sa i përket buxhetit për ushtrinë.

Rritet buxheti për ushtrinë për 2023, 68% më shumë