Projektbuxheti 2023 pa paketë fiskale në Kuvend, Duro: Një gafë teknike
Për herë të parë në historinë parlamentare të 32 viteve, projektbuxheti i qeverisë shkon pa një paketë fiskale për shqyrtim në Komisione.
Enton Duro, ekspert ekonomie, në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj e konsideron një gafë teknike.
"Besoj se është një çështje që duhet adresuar, mund të jetë një gafë teknike. Por besoj se në fund fare do të gjejë mundësinë për të kaluar".

Duke analizuar projektbuxhetin për vitin e ardhshëm aiu thotë se ka elementë që ngjallin debat dhe risk të shtuar.
"Ky buxhet kërkon të ruajë kuadrin makrofiskal, duke mos rritur më tej borxhin publik. Por ka elementë që ngjallin debat dhe risk të shtuar në analizën e këtij buxheti siç mund të jenë të ardhurat. Ministria e Financave ka vënë objektiva më të qartë".