Fasonët, të harruarit nga qeveria, Suedia pret bashkëpunim me biznesin shqiptar

Në projektin e saj buxhetor për vitin e ardhshëm Qeveria ka anashkaluar fasonerinë dhe përkrahjen e këtij aktiviteti. Është ky shqetësimi që u ngrit në tryezën e OKB-së për Zhvillim industrial, UNIDO, një projekt ky i financuar nga qeveria suedeze. Kreu i shoqatës proExport, Edvin Prençe, tha se fasoneria nuk është në vëmendje të isntancave, pasi dhe në paketën fiskale nuk u kanë dhënë hapësirë mbështetjeje.

Industria e fasonerisë është larg objektivave të qeverisë. Deklarata vjen nga kreu i shoqatës proExport, Edvin Prençe, i cili thekson se ky sektor i rëndësishëm ekonomik në vend nuk është në vëmendje të instancave, pasi dhe në paketën fiskale nuk u kanë dhënë hapesirë mbështetjeje.

"Paketa fiskale e qeverisë është më tepër një paketë informuese, nuk ka gjë reale. Grupi i sektorit tonë ka bërë gati pikat e saj ku do kërkojë mbështetje nga qeveria."

Një nga shhqetësimet e kësaj industrie është importi i lëndës së parë për pasojë të mungesës së impianteve të përpunimit.

"Ekonomia shqiptare duhet të shohë të prodhojë më shumë në vend. Jemi i vetmi vend në botë që eksportojmë lëkura të gjalla me vlerë 30 milion eruo se nuk kemi kushte, nuk kemi impiante dhe jemi po ky shtet që këto lëkura i importojmë për të prodhuar këpucë me vlerë 340 milion euro".

Deklaratat e tij Prençe i bëri në një tryezë diskutimi dhe konkluzionesh u bënë bashkë finalizuesit e projektit të OKB për zhvillim industrial, UNIDO, të financuar nga qeveria suedeze ku fokus i tij është qëndrueshmëria e sektorit të tekstilit, veshjeve, lëkurës dhe këpucëve.

Ambasadorja suedeze, si një nga mbështetësit e kësaj industrie, kërkoi që biznesi shqiptar të bashkëpunojë me atë suedez.

“Dua që ju ti përmbushni objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ky program do t'ju ndihmoj dhe kjo është ëndrra ime që të bashkojmë disa kampionë suedez me disa kampionë shqiptar. Ndaj sot ka të bëjë me faktin se çfarë kemi dhe si të arrijmë diçka së bashku”.

Në këtë projekt një nga pikat që u vu re më shumë është se kompanitë kanë nevojë për staf, punëtorë qepje, teknikë prodhimi, kontrolle cilësie, inxhinerë tekstili, specialistë makinash qepje.

Gjithashtu destinacioni kryesor është Italia me 40%, e vijuar me Gjermaninë me 16% dhe Greqia me 4%.