Policia e Shtetit megaoperacion antidrogë, prangosen 23 persona, 9 në kërkim, 197 të proceduar

Policia e Shtetit përmes një dalje për mediet nga Korça bëri me dije se ka zhvilluar disa një megaoperacione në disa qytete të vendit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Gjovalin Loka, tha se në operacionin Knock Down 2, janë lëshuar 32 urdhër arreste nga gjykata, janë arrestuar 23 persona dhe 9 te shpallur ne kërkim.

“Operacioni Knock Down 2, janë lëshuar 32 urdhër arreste nga gjykata, janë arrestuar 23 persona dhe 9 te shpallur ne kërkim. 700 gr kokaine, disa lloje te tjera droge, shuma monetare dhe pajisje te tjera. Punonin si grup i strukturuar kriminal dhe priten arrestime te tjera.” – njofton policia Korçë.  

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Gjovalin Loka, shtoi në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Ai theksoi se nga hetimet ka rezultuar se këta persona vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta,  kokainë e heroinë, si dhe canabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës.

Në vijim të këtij operacioni vijon puna gjurmuese e proceduriale për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të shumë  personave të tjerë të implikuar në këtë lloj veprimtarie kriminale, për të cilët priten arrestime  në ditët në vijim.

Po në kuadër të këtij procedimi në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po bashkërendohet puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjovalin Loka: Bazuar në provat e siguruar gjatë hetimit proaktiv të regjistruar, sot më datë 28.10.2022, u finalizua faza e dytë e megaopercionit policor të koduar "Knock Doën 2", në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i dhjetëra masave të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjatë fazës së dytë, nga  Gjykata janë lëshuar 32 masa sigurie, nga të cilat  ditën e sotme strukturat hetimore në bashkëpunim me forcat "Shqiponja" dhe strukturat e rendit në DVP Korçë kanë ekzekutruar 23 masa sigurie "Arrest në burg", ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim, e konkretisht:

R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N  22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç;  D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç;  A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç;   D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 700 gramë kokainë e ndarë në doza;

- 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;

- 100 gramë heroinë e ndarë në doza;

- një sasi metadoni dhe prekusori;

- 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;

- 38 automjete;

- 30 aparate celular;

- 5 peshore elektronike;

- 1 radio policie;

- një sasi rreth 50 milionë në euro, dollarë dhe paund;

- dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.