Topi: Është mashtrim për Guinness premtimi i Berishës për të përndjekurit dhe çështjen e pronës
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se akoma sot pas 32 viteve, të burgosurit politik nuk kanë marrë dëmshpërblimin e tyre për faj të PD-së.
Topi tha se është absurde dhe për rekord Guinness që Berisha premton se do të rikuperojë çështjen e pronës dhe ligjin 7501.
Topi: Akoma sot pas 32 viteve, të burgosurit politik nuk kanë marrë dëmshpërblimin e tyre. I kanë ngatërruar me këste dhe i kanë mërzitur. Këtë nuk e ka fajin qeveria e Edi Ramës, por asaj të qeverisë së PD-së që duhet ta kishte mbyllur këtë situatë.
Të premtojë Sali Berisha tani në vitin 2022 rikuperimin e çështjes së pronës dhe ligjin 7501 është një rekord Guinness në mashtrim. Të gjithë ata që kishin shprehur, madje konstatoj se ka akoma njerëz që kanë mbetur peng i premtimeve të Berishës. Ata që kanë besuar në premtimin e Berishës për pronën janë gjyqeve, ose janë pasuruar.

