Topi: PD në kaos, bashkimi me Metën një sforcim për të mbajtur Berishën në lojë

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se opozita në vend është në një situatë kaotike tashmë.

Topi tha se gjërat janë bërë lëmsh në PD dhe e konsideroi aleancën me Metën si një bashkim për të mbajtur Berishën në lojë.

Topi: Mendoj se është një situatë shumë kaotike në opozitë, ndërsa rruga tjetër shumë institucione drejt Be-së do të ndjekë agjendën e vet. Fakti që sot në Tiranë ishte presidentja e Komisioni Evropian është një parapërgatitje që do të zhvillohet në 6 dhjetor në Tiranë.

Me atë që po ndodh në Bosnje me rinumërimin e votave nga turma që mbështet presidentin Dodik, kërkon analizë dhe një koordinim sepse situata në Ballkan është mjaft e thyeshme. Unë e njoh mjedisin e djathtë politik dhe më duket këto marrëveshje të sforcuar, nuk janë organike.

Kur gjërat nuk kanë shkuar mirë për shkak të mungesës së besueshmërisë së PD-së ku gjërat janë bërë lesh e li dhe mendoj se është një aliazh tjetër, ku në mënyrë të sforcuar po mundohet të mbahet në lojë një personazh, i cili rikthehet në mënyrë jo natyrale në skenën politike.