Topi: Basha e tradhtoi kauzën në PD, Alibeaj inaktiv, ndërsa Berisha po forcohet nga dita në ditë

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se ndërsa Basha braktisi kauzën në PD, Alibeaj po i qëndron asaj në mënyrë institucionale.

Topi tha se ndërkohë që Alibeaj po rri inaktiv në parti, Berisha çdo ditë dhe më shumë po i forcon pozitat në këtë parti.

Topi: Grupi i Alibeajt, të cilin e vlerësoj për diçka sepse Basha e tradhtoi kauzën, dhe po luan një rol institucional, por kjo nuk është një parti politike Në njërën anë kemi Berishën që është sprovuar dhe e njeh shumë mirë partinë dhe çdo ditë që kalon ai e forcon pozitën e tij brenda partitë, ndërsa nga krahu tjetër kemi një inaktivitet dhe një dalje nga loje sipas meje.

Berisha e ka në fjalor që gjithçka e hiperbolizon. Ai thotë se do të ndodhin protestat më të fuqishme të protestave, edhe ato në retrospektivë. E ka më të thjeshtë për të frymëzuar atë që do të ndodhë në perspektivë. Ai përdor një gjuhë hiperbole për të krijuar një frymë që nuk ekziston.