Kuqezinjtë gati për Arabinë Saudite, kombëtarja mbyll përgatitjet në Abu Dabi

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur të martën në mbremje përgatitjet në Abu Dabit, dhe është gati për miqësoren me Arabinë Saudite, që pritet të luhet pasditen e së mërkurës

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur të martën në mbremje përgatitjet në Abu Dabit, për miqësoren me Arabinë Saudite.

Me grupin kuqezi, u bashkuan edhe pesë lojtarët, të cilët kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre këtë të diel dhe nuk ishin në Tropikal, ku u stërvit pjesa tjetër.

Ardit Toli, Mario Mitaj, Bekim Balaj, Elhan Kastrati dhe Gentian Selmani, u vun në dispozicion të stafit teknik.

Pasi zhvilluan një seancë teorike e analizë video, kuqezinjtë zbritën në fushën e stadiumit “Al Nahyan” për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore para miqësores.

Trajneri Edoardo Reja ka pasur mundësi të provojë formacionin e ndeshjes si edhe vendosje te ndryshme taktike në fushë.

Grupi është i plotë dhe nuk ka pasur probleme fizike për lojtarët e grumbulluar.

Interesante është se për këtë miqësore shumica e lojtarëve vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar dhe ky test do t’u shërbejë të tregojnë vlerat.

Ka ende dilema sesi Reja, dol të luajë, por shanset janë të mëdha që të zbres me rreshtimin 3-5-2.

Sa i përket formacionit, tekniku Italian ka vendosur:

Në portë: Kastrati

Në Mbrojtje: Bitri, Janku, Turkaj

Në Mesfushë: Gurishta, Deliu, Toli, Kallaku,Mitaj;

Ndërsa reparti ofensiv përbëhet nga dyshja Cikalleshi – Xhixha.

Miqësorja Arabi Saudite–Shqipëri do të luhet të mërkurën, në “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit dhe do të nisë në 16:30 sipas orës shqiptare.