Juventusi në krizë, Di Maria i pari që mendon të “arratiset”
Angel Di Maria është i pari që do të braktisë barkën e Juventusit në një moment kritik ku bardhezinjtë po mbyten. Dështimi spektakolar në Champions League duket se e ka bindur sulmuesin e transferuar këtë verë për të planifikuar largimin që në janar. Në një intervistë për medit argjentinase, ai bën me dije së ëndrra është të veshë fanellën e Rosario Central.
“E di që është e vështirë por dua të kthehem te Rosario. Ëndrra e të gjithë argjentinaseve është që një ditë të luajnë në Europë ndërsa imja tani është që të kthehem në vendlindje dhe të bashkohem me skuadrën ku u rrita. Nëse do të krijohet mundësia, do ta shfrytëzoj menjëherë”.
Për shkak të problemeve fizike, Di Maria ka luajtur shumë pak ndeshje me fanellën e Juventusit këtë sezon. Momentlisht ai ka vendosur një objektiv që është pjesëmarrja në Kupën e Botës dhe në janar mund të marrë një vendim përfundimtar edhe për të ardhmen në Torino.
