Lajm i mirë, Sebastian Haller rikthehet në stërvitje pas nisjes së kurimit

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Sebastian Haller, i cili tre muaj më parë iu nënshtrua operacionit për heqjen e një mase tumorale, është rikthyer në stërvitje me ish-skuadrën e tij, Ajax.

Shtatlarti afrikan i transferuar nga Ajax te Borussia Dortmund për rreth 35 milionë euro u diagnostikua me kancer në testikuj pasi u ndie keq gjatë një seance stërvitore. 

Ai po e ndjek fazën e rehabilitimit në Holandë ku ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës. Klubi i Ajax i ka hapur dyert për të rinisur stërvitjen dhe nëse kurimi shkon sipas parashikimeve, Haller do të bashkohet me Borussian për te nisur sezonin në muajin janar pas përdundimit të Kupës së Botës.