Shqiptari tifoz i Interit që përjetoi tmerrin, 21-vjeçari rrëfen si u shpëtoi tifozëve të Fiorentinës

Quhet Xhoel Kushova, është 21 vjeç dhe studion në Milano. Emri i tij është bërë kryefjalë gjatë ditëve të fundit në vendin fqinjë për shkak të një episodi të shëmtuar dhe të dënuar nga i gjithë komuniteti i futbollit ne vendin fqinjë.

I ulur mes tifozëve të Fiorentinës në ndshjen e zhvilluar në “Aremio Franchi”, shqiptari festoi në rastin e golit të fundit të Henrikh Mkhitaryan duke u bërë shënjestër e dhunës së dy tifozëve vendas, të cilët tashmë janë identifikuar dhe dënuar nga autoritetet. Në një intervistë për “Gazetta Dello Sport” ai rrefën momentin e shëmtuar:

“Shkova në stadium bashkë me maminm, unë me fanellën e titullit të vitit 2021 dhe ajo me shallin zikaltër. Ishim në tribunën Maratona ku ndodhi edhe episodi tjetër ndaj djalit që kishte veshur fanellën e Dimarcos.

Pasi shënoi Mkhitaryan unë dhe mamaja festuam pa e tepruar. Më atë moment një grup tifozësh vendas na u afruan duke na ulëritur dhe ofenduar. Njëri prej tyre tentoi të na godiste, ishte i pakontrollueshëm. Nuk arriti të na godiste sepse pak sekonda më parë e ndaluan një tjetër grup tifozësh vendas. Në atë moment stadiumi u bë një vend i tmerrshëm, mamaja ime u terrorizua. Në mungesë të steward-ve, ishin tifozët nga Firenze që na mbrojtën”.

Shqiptari tifoz i Interit që përjetoi tmerrin, 21-vjeçari