Penalizim pikësh, Juventus rrezikon shumë me "kartën Ronaldo"

Prokuria e Torinos mund të rëndojë situatën në kampin juventin mu rezultatet sportive të këtij sezoni po rezultojnë katastrofike. Organi i hetimit është thelluar në çështjen që lidhet me pagesat në të zezë që i janë bërë Cristiano Ronaldos.

Pak muaj pasi u zbulua një letër me shënimet kontraktuale të padeklaruara ndaj luzitanit, çështja po del në dritë dhe faktet duket se mbërthejnë klubin. Sipas të dhënave, përveç kontratës publike, Juventus i premtoi Ronaldos shuma të tjera mes të cilave edhe 19 milionë euro në rast largimi.

Kjo pagesë është bërë në të zezë dhe situata është serioze. Përveç dënimit penal, Juve rrezikon edhe dënim sportiv që është heqja e pikëve në klasifikimin e këtij sezoni. Prokuroria e Federatës mund t'i japë edhe një gjobë të majme klubit piemontez.