VIDEO/ Barcelona dhe Lewandowski marrin leksion nga Bayerni, Napoli perfekt
Bayerni i Mynihut fiton në shtëpinë e Robert Lewandowski-t që për më tepër kërkoi dëshpërimisht një gol kundër ish-skuadrës së tij por nuk e gjeti. Klasikja e Europës pa shumë vlerë për katalanasit që vendosën të zbrisnin në fushë me një skuadër të ndryshuar shumë krahasuar me ndeshjen e parë, u mbyll 3-0 në favor të bavarezëve që zyrtarizojnë vendin e parë në grup me 5 fitore në po kaq ndeshje.
Barcelona konfirmohet në Europa League ku do të vazhdojë sezonin me skuadra të tjera të mëdha si Manchester United apo me shumë mundësi edhe Juventus.
Ecuri perfekte edhe për Napolin që sigloi gjithashtu pikën e 15 pasi mundi Rangers FC 3-0.
Vendi i parë edhe pse jo zyrtarisht për skuadrën e Spalletit që i tregon vendin e dytë Liverpool-it që mundi Ajax në Amsterdam me rezultatin 3-0.
Në ndeshjen e fundit mes tyre, Liverpool duhet të fitojë me më shumë se 3 gola diferencë për të arritur në krye të klasifikimit.
Në takimet e tjera, Tottenham dhe Sportingu i Lisbonës barazuan 1-1 në Londër dhe tashmë situata në grupin D është shumë e ekujlibruar pasi me fitoren 2-1 të Eintracht ndaj Marseille, anglezët kryesojnë me 8 pikë dhe ndiqen nga Sporting e Eintracht me 7 dhe Marseille me 6.
Eleminohet nga Champions League, Atletico Madrid pas barazimit 2-2 në shtëpi përballë “Aspirinave” nga Leverkusen pasi tashmë skuadra e Simeones që shpërdoroi edhe një penallti në minutën e 8 shtesë, nuk ka asnjë mundësi për të kapur Porton në vendin e dytë.
