Osimhen ndihmon fansin me një vend pune pasi shefi i “tërhoqi veshin”

Pas ndeshjes Roma-Napoli, Victor Osimhen u bë protagonist i një gejesti të jashtëzakonshëm. Sulmuesi nigerian, i cili vendosi sfidën e “Olimpico”-s me një gol spektakolar, u takua me gazetarin dhe mikun e tij Oma Akatuba.

Pak minuta më parë, ky i fundit kishte biseduar me një steward, i cili i kishte bërë me dije se ishte fans i Osimhen dhe dëshironte një foto me të. Punonjësi i stadiumit e bëri foton por shefi i tij i “tërhoqi veshin” për sjellje jo të përshtatshme në vendin e punës.

Në këtë moment, Osimhen i premtoi fansit të tij se do të përpiqet t’i sigurojë një punë të re sa më shpejt. Një veprim prej kampioni nga ana e sulmuesit edhe jashtë fushës së gjelbër.