Juventus largohet pa nder, Reali rrezikon vendin e parë, paqe në Dortmund (VIDEO)

Juventus jashtë Champions League në një mbrëmje plot gola në Lisbonë.

7 të tillë u shënuan në “Da Luz” ku “shqiponjat” realizuan 1 më shumë se bardhezinjtë në një ndeshje që rrezikoi të transformohej në një katastrofë turpëruese për skuadrën e Massimiliano Allegrit në disavantazh 4-1 por më pas rikuperoi por nuk evitoi humbjen me rezultatin final 4-3.

Në ndeshjen tjetër të grupit, PSG shkatërroi 7-2 Macabi Haifa Me nga 2 gola të Mbappe dhe Messi për të ruajtur kreun ndaj Benficas ndjekëse me pikë të barabarta, 11 ndërsa në fund mbyllin Juventus dhe Macabi me nga 3.

Real Madrid rrezikon vendin e parë me humbjen e parë sezonale që e regjistron në Leipzig. Kampionët e Europës u mundën 3-2 nga skuadra gjermane, kjo edhe për shkak të faktit që nuk u impenjuan në maksimum për shkak të biletës së fazës tjetër që e kishin prerë tashmë.

Pas kësaj disfate, “Los Blancos” mbeten në krye të grupit por me 1 pikë më shumë se Leipzig që ndjek me 9 ndërsa Shakhtar mbetet në vendin e tretë me 6 pikë pas barazimit 1-1 në transfertën e Celtic.

Nuk u regjistruan gola në Dortmund me Borussian që barazoi ndaj Manchester City. Paqe që u bën punë të dyja skuadrave pasi gjermanët renditen të dytët dhe sigurojë kualifikimin në fazën tjetër, ndërsa Pep Guardiola zyrtarizon kreun një ndeshje nga fundi.