VIDEO/ Milani likujdon Dinamon, kuqezinjtë prenotojnë fazën tjetër me një barazim në sfidën e fundit

Zagrebi me fat për Milanin. Stefano Pioli dhe skuadra kampione e Italisë shfrytëzuan asistin e Chelseat që mundi Salzburg duke kaluar në klasifikimin për vendin e dytë të grupit E skuadrën austriake dhe këtë e bënë pasi mundën bindshëm 4-0 Dinamon në ndeshjen për “jetë a vdekje” edhe pse finalen e madhe Milani do ta luajë pas një jave në “San Siro”.

7 pikë kundrejt 6 të Salzburg i sigurojnë Milanit një avantazh minimal pasi në ndeshjen e Milanos do t’i mjaftojë edhe një barazim ndaj demave ndërsa në vendin e parë është konfirmuar përfundimisht Chelsea.

Në Kroaci serinë e golave e hapi Gabbia për të vazhduar me Leao, Giroud dhe autogolin e Ljubicic.