Trafik kokaine Brazil - Itali, bazë dhe në Shqipëri, shqiptarët ishin bashkëpunim me Ndraghetan kalabreze

Një megaoperacion antidrogë nën koordinimin e  drejtimin e Antimafias Italiane të Reggio Calabrias e në bashkëpunim me trupat speciale të Antidrogës e të Guardia di Finanza, ka çuar në shkatërrimin e një organizate narkotrafikantësh me bazë në Brazil e Shqipëri.

Ky operacion ka dokumentuar dhe një herë bashkëpunimin mes mafias kalabreze Ndrangheta e mafias shqiptare në trafikun e kokainës nga Amerika Latine. 

RTV Ora e Ora News, ka zbardhur eskluzivisht se me ndërmjetësinë e mafias kalabreze, grupi i trafikantëve shqiptarë me bazë në Shqipëri, furnizohej me kokainë për ta tregtuar më pas për llogari të tyre. 

Pikë lidhëse mes Ndranghetas e trafikantëve në Shqipëri, ishte një shtetas shqiptar me banim në Lombardi e i konsideruar nga autoritetet italiane, një kriminel i nivelit të lartë.

Sipas burimeve eskluzive të RTV Ora e Ora News, shtetasi shqiptar, ishte përfaqësuesi i grupit të trafikantëve  me bazë në Shqipëri, i cili kishte ndërtuar me Ndranghetan një marrëveshje për t'u furnizuar me kokainë nga Brazili.

Megaoperacioni i shtrirë në 4 rajone italiane e në provincat e territoreve Reggio Calabria, Catania, Messina, Vibo Valentia, Salerno, Milano e Pavia, ka çuar në ekzekutimin e 24 urdhër ndalimeve, 15 nën arrestin me burg e 9 nën arrest shtëpiak.

Nën arrest me burg është vënë dhe shqiptari me banim në Lombardi.


Hetimet kanë zbardhur se për të komunikuar me njëri-tjetrin, grupi i trafikantëve përdorte kabina telefonike ose telefona të kriptuar, dokumentuar dhe nga përgjimet e antimafias të bisedave me bashkëpuëntorë të tyre në Shqipëri e Brazil.

Këto biseda vërtetuan se kokainë mbërrinte nga Brazili, magazinohej në Zvicër, transportohej në veri të Italisë në Lombardi e më pas u shitej blerësve mes të cilëve ky shtetas shqiptar.

Hetimet kanë dokumentuar forcën e kapilaritetin e këtij organizimin në nivel kombëtar e ndërkombëtar e ka vërtetuar ndërmjetësinë e mafias kalabreze për furinizimin e kokainës dhe për grupe trafikantësh të huaja.

Operacioni i sotëm është një vazhdimësi e operacionit të vitit 2019 i koduar "Magma" e që çoi në arrestimin e 45 personave të një klani ndranghetist në Reggio Calabria.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.