Von der Leyen vjen sot në Tiranë, ja agjenda e presidentes së KE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë sot 27 tetor 2022 Shqipërinë.

Mësohet se ajo do të pritet në aeroportin Nënë Tereza dhe më pas mesditës do të ketë një takim në kryeministri dhe një konferencë për shtyp aty.

Axhenda

Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022

14.30 - Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube

15.45 - Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri

Plane dhe Foto me link

16.30 - Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri