E goditi me çeçik muratorësh në kokë, 27 vjeçari shqiptar 8 orë në prokurori, rrëfen vrasjen e bashkëjetueses rumune

Mbi 8 orë ka zgjatur marrja në pyetje e Avni Mecja, 27 vjeçarit shqiptar të arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e të dashurës së tij rumune.

Është rrëfyer 27 vjeçari i cili ishte prezantuar në prokurori të hënën në orën 19:00 dhe ka dalë nga atje në 3 të natës.  

Avniu ka treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Bashkëjetuesen, Alexandra Elena Mocanu, e ka goditur me çekiç muratorësh, të cilin e mbante në shtëpi në një kuti veglash. Këtë fakt e ka vërtetuar edhe autopsia e kryer mbi viktimën e cila ishte nënë e një fëmije 9-vjeçar nga një martesë e mëparshme që jetonte me gjyshërit, shkruan media italiane.

Dy vite më parë 27-vjeçari ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për dhunë seksuale dhe keqtrajtim ndaj Aleksandrës. Marrëdhënia e tyre vijonte me sherre. 

Pas vrasjes Avniu kishte dalë nga banesa, kishte hedhur armën e krimit në plehra. Më pas ka marrë telefonin e Aleksandrës, ka hipur në makinën e viktimës dhe është larguar.

Të dielën paradite, 24 tetor,  27 vjeçari ka marrë avionin dhe është nisur për në Tiranë për të takuar disa të afërm, ndërsa prindërit, motra dhe vëllai jetonin në provincën e Veronës. Familjarët i kanë kërkuar të dorëzohet, prandaj Avni ka marrë avokatin për tu konsultuar.

“I thashë të kthehej në Itali e të dorëzohej sa më parë pasi mund të përkeqësonte gjërat. Më dëgjoi dhe mori fluturimin e parë dhe hyri në Itali. Menjëherë njoftova policinë” thotë avokati per median italiane.

Më pas është bërë dhe marrja në pyetje e 27 vjeçarit. Meça rrezikon të përballet me burgim të përjetshëm.