Mile: SHBA-të të angazhuara në reformën në drejtësi, nëse dështon mund të heqin dore nga ne
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, pedagogu Klementin Mile u shpreh nëse nuk funksionin sistemi i drejtësisë në vendin tonë, atëherë nuk do të ketë një të ardhme më të mirë.
Ai tha se angazhimi maksimal në vendin tonë i amerikanëve ka të bëjë më sistemin e drejtësisë dhe shtoi se nëse dështojnë, atëherë edhe mund të heqin dorë nga ky angazhim.
Mile: Është e qartë për të gjithë po nuk funksionoi drejtësia mirë në këtë vend, atëherë nuk ka të ardhme më të mirë se sa kjo që kemi tani. Dua të besoj se angazhimi amerikan me reformën në drejtësi këtu është për të sjellë një aleat të besueshëm dhe të qëndrueshëm me vlera perëndimore.
Nëse angazhimi amerikan këtu është maksimal, kjo është një pikëpyetje. Prandaj nuk dihet se sa energji po harxhojnë këtu; po duan të mbajnë larg pushtetit Sali Berishën duke e shpallur non grata, apo duan të heqin edhe Edi Ramën sepse ai nuk është në linjë me marrëveshjet dhe frymën e tyre?! Ajo që është e qartë, se sado minimal është ky angazhim, ai është në sensin e drejtësisë, me një reformë që është e tyrja, sepse nëse dështojnë mund do të heqin dorë.

