Plagoset 68-vjeçari në Lezhë, motoçikleta e tij u përplas me një makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2022, 18:06
Një 68-vjeçar i cili po udhëtonte me një motoçikletë ka mbetur i plagosur, pasi u përplas nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afersi të kryqëzimit të Treshit.
I plagosur mbeti shtetasi Ndrec Lleshi dhe ështe dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mesohet se ndodhet nen kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

