Mile: Opozita duhet të ofrojë alternativë në raport me qeverinë, nuk po shoh që po e bën

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, pedagogu Klementin Mile u shpreh se  opozita dhe qytetarët e dinë që ka korrupsion, sepse janë mediatizuar dhe kanë shkuar edhe në rrugë ligjore.

Ai tha se ajo që i mbledh njerëzit është interesi dhe opozita duhet të tregojë se mund të plotësojë nevoja që nuk i plotëson qeveria.

Mile: Opozita dhe qytetarët e dinë që ka korrupsion, sepse janë mediatizuar dhe kanë shkuar edhe në rrugë ligjore. T’i thuash nga 2-3 herë nuk është se ka risi apo inflamacion, por është vetëm një zhurmë politike tashmë. Ajo që mbledh njerëzit pas nuk janë të vërtetat, por interesat.

Nëse opozita nuk artikulon këto interesa që nuk i plotëson qeveria, por ata mund t’i plotësojnë më mirë, atëherë mund të bëhet serioze dhe alternative, por momentalisht nuk e shoh një gjë të tillë.