Sula: Edhe me PD-në ka pasur korrupsion, por Rama ka kriminalizuar politikën dhe administratën
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se një politikan që u mbyll telefonin nuk është më i tillë.
Ai tha se edhe në qeverisjen e PD-së ka pasur korrupsion, por shtoi se Rama ka kriminalizuar politikën dhe administratën shtetërore.
Sula: Nuk më pëlqen dhe të dalim me foto Facebook-u me takimet në bazë. Komunikimi është në të gjitha format dhe mjetet. Nëse e mbyll telefonin dhe nuk e hap, nuk je më politikan. Hallet dhe problemet e njerëzve janë nga më të ndryshme.
Problemi është që duhet të diskutojmë atë që na shqetëson të gjithëve. Korrupsioni ka qenë edhe në kohën tonë, ndërsa edhe sot ka korrupsion më shumë. Unë jam me parimin se kush është hajdut është hajdut. Ama dëmi i madh që ka sjellë Rama në këtë shoqëri, është kriminalizimi i politikës dhe administratës.

