CIA MIND Control - Eksperimenti MK Ultra - Jashtë Matriksit, nga Alfred Cako
CIA MIND Control - Eksperimenti MK Ultra ishte tema e kësaj të mërkure në “Jashtë Matriksit” - Nga Alfred Cako në RTV Ora.
Cako: Projekti MK ultra është një projekt i paligjshëm i ndërmarrë nga CIA në SHBA për zhvillimi ne procedurave dhe drogërave që merren në pyetje përmes torturave dhe shpëlarjes së trurit.
Kjo gjë është denoncuar nga komisioni Kishës dhe është ngritur një komision për të nga pjesë të elitës, për ta mbuluar si çështje.
Programi përdori gjendje të shumta për të manipuluar trurin përmes drogërave të shumta, apo edhe privimin ndijoj e elektroshokun për të parë se si reagojnë njerëzit në momente të caktuara.
Programi ishte një aktivitet i paligjshëm duke përfshirë amerikanë dhe kanadezë pa lejen e tyre. Ky projekt u soll në fokus në vitin 1975 kur qeveriste presidenti Ford.
CIA donte të përdorte të ngjashme me ato që kishin përdorur kinezët dhe donte të manipulonte liderat e huaj përmes skemave të drogimit.
Vrasja e Bob Kennedy-t hyri në luftë me elitën botërore. Ai e futi në luftë me mafien vëllain e tij dhe u vra nga një i droguar me LSD dhe i kontrolluar në distancë me programe të tilla.
