Qeveria emëron si zëvendësministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllarin

Qeveria shqiptare ka emëruar si zëvendësministër të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Arian Jaupllari.

Ndërkohë është liruar nga detyra Ermira Gjeçi, e cila mbante më parë post. 

Vendimi është publikuar ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.