Von der Leyen vjen nesër në Tiranë, zbardhet agjenda e presidentes së KE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2022, 18:35
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë ditën e nesërme 27 tetor 2022 Shqipërinë.
Mësohet se ajo do të pritet në aeroportin Nënë Tereza dhe më pas mesditës do të ketë një takim në kryeministri dhe një konferencë për shtyp aty.
Agjenda:
Programi i vizitës së Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në Tiranë, 27 Tetor 2022
14.30 - Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
15.45 - Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
Plane dhe Foto me link
16.30 - Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri
