Sula: Rama e kërcënon haptazi drejtësinë, i merr në telefon, po e kupton edhe Yuri Kim kush është
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se është Rama ai i cili kërcënon haptazi drejtësinë duke i marrë në telefon.
Ai tha se shyqyr që erdhi dita që edhe ambasadorja amerikane po e kupton se cili është realisht Edi Rama, një aktor i jashtëzakonshëm.
Sula: Nëse Berisha mundohej të çonte ndonjë person ose ndonjë fjalë që të kishte ndikim te drejtësia, Edi Rama është i deklaruar se i bie telefonin dhe i kërcënon haptazi. Edi Rama është nga ana njerëz që i bën marrëveshjet me të fortët tek e tek dhe ulet me ta.
Shyqyr që erdhi kjo ditë që ambasadorja e amerikane e kuptoi se kush është Edi Rama sepse e mbanin si engjëll. Ai është aktor i jashtëzakonshëm. Rama e ka treguar se të mban afër dhe pastaj të lëshon për të shkuar në burg. Rama nuk lë gjë pa bërë për pushtetin.

