Mziu: Nëse nuk gjejnë kandidat për Kamzën, lë mandatin e deputetit e garoj vetë, mund edhe Ramën
Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se është i penduar që nuk janë futur në zgjedhjet lokale në vitin 2019 sepse ia kanë lënë të gjitha bashkitë Ramës.
Ai tha se nëse nuk ka një kandidat që garanton fitoren e bashkisë së Kamzës ai vetë do të heqë dorë nga mandati i deputetit për të garuar.
Mziu: Pengu im në këto 32 vite ka qenë viti 2019 sepse gjithë ato kryetarë bashkie që kanë fituar në 2015 kanë qenë vërtetë heronj, dhe që ta lesh mandatin sikurse e lamë në 2019 ishte skandaloze. Mbase duhet ta kishim vazhduar sepse qytetet tashmë nuk do të ishin në dorë të Ramës.
Unë jam i fokusuar në qarkun e Dibrës sepse është ndër qarqet më të diskriminuara nga Rilindja të vendit. Do të mundohem të jap maksimumin tim. Unë jam një ndër themeluesit e qytetit të Kamzës, nëse vërtetë nuk do të ketë një kandidat që garanton fitoren e opozitës, unë do të lë mandatin e deputetit për ta mbajtur Kamzën në kampin blu. Garantoj fitoren edhe përballë Ramës.

