Nesturi: PL parti me oreks, çudi që po heq dorë nga kandidaturat, do t’ia lërë fajin e humbjes PD-së
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Plator Nesturi u shpreh se është e çuditshme që Partia e Lirisë tërhiqet nga kandidatët për zgjedhjet lokale.
Nesturi tha se kjo mund të jetë edhe një lojë e Metës që në rast humbjeje të PD-së, ai t’ia lërë fajin dhe përgjegjësinë PD-së.
Nesturi: Partia e Lirisë tregon faktin se ish LSI-ja tërhiqet nga kandidaturat e saj për bashki. Dihet që LSI-ja ka pasur një oreks shumë të madh lidhur me kandidaturat si me PS si me PD dhe është diçka që jemi mësuar. Prandaj këtë radhë përbën një çudi fakti që nuk po ndërhyn me kandidatura se nuk ka besueshmëri apo se rezultati është jo i sigurt dhe ia kalon faturën e humbjes PD-së.
Ky është një element që e vë në dyshim marrëdhënien e tyre. Sigurisht që Berisha po e shfrytëzon këtë marrëdhënie edhe për të bërë presion ndaj aleatëve të tjerë, të cilët mund të kishin preferenca të caktuara nga anëtarësia e tyre.

