Bushati: Ka shumë pritshmëri për sistemin e drejtësisë, ka shumë çështje që ecin dhe ngecin
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se ka shumë pritshmëri në lidhje me organet e drejtësisë.
Ai tha se nëse ligji fillon dhe funksioni normalisht, vendi do të gdhihet në një periudhë tjetër, por shtoi se ka shumë çështje që janë duke ngecur.
Bushati: Bie dakord me pritshmëritë e drejtësisë. Të gjithë prisnin që ata që morën imunitetin dhe rrogën më shumë se deputetët, tani t’i japin. Tek kjo pjesa e performancës së tyre, të gjitha janë miratuar dhe ne gjitha kjo kërkon një mentalitet më të gjerë. Ata janë para provës së madhe, do të lindë fëmija apo do ta nxjerrim çyryk?!
Mund të ndodhë që ora të dalë edhe mbi politikën. Nëse ligji fillon dhe funksionon normalisht, do të gdhihemi të gjithë në një periudhë të rilindur. Po e shohim se të gjitha këto çështje ecin dhe ngecin.
