Bushati: Berisha nuk synon të fitojë bashkitë e rëndësishme, 80% e njerëzve votojnë PS-në

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-deputeti i PS-së, Ervin Bushati u shpreh se Berisha nuk është se synon që të fitojë bashkësitë e rëndësishme të vendit.

Ai tha se Berisha dhe meta diskutojnë se cili do të jetë kreu i këshillit bashkiak të Tiranës, gjë të cilën e cilësoi si qesharake, ndërsa PS merr mbi 80% të bashkive në vend.

Bushati: Berisha nuk është se synon që të fitojë bashkësitë e rëndësishme të vendit, por do të mbajë gjallë dhe të shohë se çfarë do të dalë rrugës. Pra do që të rrasë zemra sepse trupi do të rregullohet. Edhe sot tjetër gjë tha Meta dhe tjetër tha Berisha. Është komike që të flasësh për një marrëveshje se kush do të jetë kreu i këshillit bashkiak të Tiranës.

Në zgjedhjet normale PS-ja fiton në 80% të popullatës. Bashkitë e rrethit të parë të rëndësisë të gjitha merren nga PS-ja. Sot që flasim PS-ja është në mandatin e tretë, ndërsa PD-ja nuk e di se cilin ka kryetar tashmë.