Heshtje për “kuçedrën” e Delvinës, banorët kërcënojnë: Nuk do lëmë gur pa lëvizur derisa të kthehet lumi!

Pas denoncimit të tharjes së lumit të Kalasës nga një HEC në zonë, institucionet e shtetit vijojnë të heshtin përballë masakrës mjedisore. Banorët ndërkohë paralajmërojnë se do të ndjekin çdo rrugë ligjore që uji aty të rrjedhë sërish, siç ka bërë ndër shekuj.

Institucionet vijojnë të heshtin për masakrën ekologjike të krijuar në lumin e Kalasës dhe Ujëvarën e Bajkajt për shkak të ndërprerjes së ujit nga Hidrocentrali i Sasajt në Delvinë.

Banorët e fshatit Bajkaj këtë të mërkurë prisnin drejtues të Prefekturës dhe Bashkisë për të diskutuar për këtë skandal. Por askush nuk shkoi për tu përballur. me ta.

"Nuk erdhi asnjë."

"Kemi informacion se prefekti ka kaluar lart, nuk e di më kë e ka bërë takimin."

Ndërprerja e rrjedhjes së ujit nga Hidrocentrali i Sasajt ka tharë plotësisht lumin.

Peshqit ngrodhën, ndërsa prodhimet në ara u dogjën për ujë, siç thonë fermerët.

"Muaji tetor dhe shiko çfarë thatësire."

"Si ka mundësi të thahet, janë 10-15 fshatra këtu që me anë të atij lumi mbijetojnë."

Në kushtet kur institucionet jo vetëm që nuk po veprojnë, por po u fshihen banorëve, këta të fundit paralajmërojnë reagime të forta.

"Përshkallëzim të protestës."

"Nuk do lëmë gur pa lëvizur derisa të bjerë guri në vend, të vijë lumi, të vijë uji atje ku ka qenë rrjedha e tij."

Kufizimi i ujit të lumit të Kalasës nga Hidrocentrali i Sasajt ka nisur disa vite më parë, sipas banorëve, por muajt e fundit situata mori përmasat e skandalit.

Heshtje për “kuçedrën” e Delvinës,