Ish-drejtoresha e ARRSH-së mbërrin në SPAK bashkë me avokatin e saj

Ish-drejtoresha e ARRSH Sonila Qato është paraqitur në ambjentet e Prokurorisë së Posaccme SPAK ditën e sotme.

Qato u paraqit në SPAK bashkë me avokatin e saj.

Ish-drejtoresha e ARRSH është akuzuar në SPAK për tenderin e rrugës Kardhiq - Delvinë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

21 tetor 2022 SPAK i dha fund hetimit 3 vjeçar ndaj zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar që ndoqi procedurat tenderuese për zgjedhjen e firmës që ndërtoi rrugën Kardhiq-Delvinë, me vlerë gati 60 mln euro.

Burimet kanë bërë të ditur se mes personave të marrë të pandehur janë vënë nën akuzë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Numri i të pandehurve besohet se është në 9 zyrtarë, mes të cilëve janë vënë nën akuzë Sonila Qato në cilësinë e ish-drejtores së ARRSH-së dhe Elona Gogo, e cila ka qenë kryetarja e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në praktikën e hapur për ndërtimin e rrugës.