Mallra kontrabandë e trafik i paligjshëm në Morinë, SPAK çon në Gjykatë ish-shefin dhe 33 punonjës të policisë kufitare Kukës

Ish-drejtori i kufirit në Kukës së bashku me 31 policë janë dërguar në gjyq nga SPAK me akuzat për kontrabandë, korrupsion dhe kalime të paligjshme në pikën kufitare të Morinës. Hetimet kanë dokumentuar 312 raste korruptive ku përfshihen jo vetëm kalimi i mallrave dhe automjeteve pa u deklaruar në kufi, por edhe lejimi i lëvizjes për persona që e kishin të ndaluar hyrjen në Kosovë apo në BE. Të gjitha këto shkelje, sipas SPAK, janë kryer kundrejt ryshfetit.   

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq 34 personat e akuzuar për korrupsion, kontrabandë dhe kalim të palgjshëm në pkën kufitare të morinës në kukës.

Të akuzuarit kryesorë janë efektiva të policisë dhe doganës, mes të cilëve edhe Fran Kaçorri, ish drejtor i kufirit në policinë e Kukësit.

Hetimet për këtë çështje nisën në vitin 2020 ndërsa SPAK, bën të ditur se është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.

Veprimet e kundraligjëshme konsistonin në rastet të shumta koruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Prokuroria thekson se gjatë hetimit janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundraligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së.

Punonjësit e policisë dhe të akuzuait e tjerë kanë kryer regjistrime fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe personave të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Pas hetimeve të kryera SPAK ka kërkuar caktimin e masave të sigurimit për 34 persona, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin.

Në përfundim të hetimeve janë marrë në cilësinë e të pandehurit dhe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.272 të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve:

Fran Kacorri, ish-shefi i policisë kufitare Kukës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, 

Atli Jashari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” 

Lahert Sulo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Ani Hoxholli, i akuzuar kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Emilton Asllanaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Halim Shehu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal.

Arben Kastrati, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Arjan Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Dashnor Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Elidjana Toçila, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Endrit Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Fatri Iseberi,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim

Fatri Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim,

Artan Redhaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”,

Gëzim Duraku (Gjuta), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Haqif Halilaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Kapllan Dogjani, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Mimoza Shahinaj (Ismaili), e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Muhamet Cengu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Rezarta Lako, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Urim Lami, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Vehbi Nerguti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Vojsava Selmani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Xhuliana Maksutaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Ylber Hoxha (Istrefi), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Bedri Duraku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Avni Tërshalla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Arben Goçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Reni Dokolli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Shpëtim Cenaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Sulë Onuzi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim

Klevis Salkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” 

Xhafer Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” 

Sazan Ibra, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”